Lajme
‘Fëmijë mos kini frikë nga Koronavirusi’, letra e mjekut italian që po bën xhiron e botës
Po bën xhiron e botës duke u shpërndarë në media e rrjete sociale, letra e mjekut italian Alberto Pellai. Mjeku i drejtohet fëmijëve duke i treguar pse nuk duhet të kenë frikë nga Koronavirusi. Letra është shpërndarë mijëra herë e deri tani ka shkuar në 7 mijë numri i shpërndarjeve. Lexojeni më poshtë:
“Fëmijë i dashur, do të të shpjegoj çfarë është Koronavirusi, pse na frikëson dhe pse ti nuk duhet t’i trembesh.
Është një virus. Është aq i vogël sa mund ta shohësh vetëm në laboratorët special me mikroskopë. Ja pse na frikëson aq shumë. Sepse është i padukshëm me sy të lirë. Ne njerëzit kemi pasur gjithmonë frikë nga ato që mund të na lëndojnë e nuk i shohim dot. Kjo i ndodhte njeriut të shpellave, që gjuante për kafshë të egra që fshiheshin ne pyje. Ai nuk i shikonte kafshët por duhet t’i gjente. Ata fshiheshin dhe për të mos u vr arë, mund të vr isnin njeriun. Kështu filloi truri ynë të kuptonte frikën. Na pajisi me aftësinë për të ndjerë rrezikun që nuk e shohim. Na bën të ndjejmë alarm edhe kur nuk kemi rrezik rreth nesh. Kështu jemi të përgatitur të përballemi kur të shfaqet.
Frika është si sirena e ambulancës që kumbon brenda teje. Ti e ndjen dhe të paralajmëron që diçka serioze mund të ndodhë dhe nxiton për në spital. Koronavirusi bën që të gjithë alarmet të kumbojnë në botë. Flasin gjatë gjithë kohës për këtë në televizion. Disa të rritur janë më të qetë, të tjerë të ankthosur dhe të tjerë shumë të frikësuar. Ka edhe njerëz që punojnë ditë e natë për të luftuar rrezikun. Fatkeqësisht në disa vende shkollat kanë anuluar ekskursionet. Nuk bëjnë më fiskulturë. Mendon që duket si luftë. Ndjeni një frikë të madhe për t’u kujdesur për familjen.
Unë nuk mund ta heq atë frikë nga ju, por mund t’ju them se teksa është e drejtë të keni frikë për diçka që na kërcënon, në të njëjtën kohë duhet të mësojmë të kemi masë në mënyrën si i përballojmë gjërat.
Është e vërtetë: Koronavirusi është një virus i ri që po prek njerëzit. Më përpara ishte i pranishëm vetëm në trupin e disa kafshëve.
Është e vërtetë: Koronavirusi ka infektuar mijëra njerëz në Kinë dhe në botë.
Është e vërtetë: Ka njerëz të infektuar me koronavirus që kanë vd ekur.
Gjithsesi këto të vërteta dihen, por ka edhe disa të vërteta të tjera që shumë pak i dinë.
Virusi aktualisht ka prekur një numër të vogël të njerëzve në Itali. Ekspertët kanë marrë çdo masë paraprake për të shmangur përhapjen. Kjo është arsyeja pse banorët e disa vendeve janë në izolim dhe karantinë. Atyre u kërkohet të mos largohen nga vendi që të mos e transmetojnë virusin në vendet ku ai nuk ka arritur. Koronavirusi është i ngjashëm me një grip, me kollitje, tështima dhe temperaturë. Tek shumë njerëz virusi nuk ka këto simptoma. Shumë pak njerëz së muren me pneunomi. Deri tani 2% e njerëzve me virus kanë vde kur. Nuk ka fëmijë mes të sëm urëve. Pra ata që janë në moshën tuaj i rezistojnë sulmit të virusit dhe nuk përbën kërcënim për fëmijët.
Është e trishtueshme të mësosh që një person vde s nga një virus. Por duhet të dini që ka shumë pak shanse të ndikojë në jetën tuaj. E gjithë bota, që të parandalojë që kjo të ndodhë po punon për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.
Prandaj është mirë që njerëzit alarmohen sepse bëjnë gjithçka që të mos lejojnë të kthehet në rrezik. Kështu kanë vepruar edhe prindërit tuaj me ju që kur keni lindur. Ata ju mësuan se duhet të prisni që semafori të bëhet jeshil për të kaluar rrugën. Kjo ju bëri të mësoni si të udhëtoni të sigurtë nëpër botë duke shmangur aksidentet. Prindërit ju mësuan se nuk mund të hani vetëm kotoleta dhe patate të skuqura sepse trupi juaj ka nevojë edhe për fibra dhe vitamina që janë në fruta e perime. Prindërit ju mësuan se nuk duhet t’i jepni emrin, mbiemrin dhe adresën askujt në internet. Edhe për Koronavirusin është e njëja gjë. Bota është paralajmëruar se ekziston një virus për të cilin nuk dimë shumë. Për këtë arsye duhet të mbrohemi.
Çdo ditë në laborator, shkencëtarët po punojnë për të gjetur një vaksinë dhe një kurë. Qeveritarët po marrin masa për të ruajtur shëndetin tonë. Spitalet dhe ambulancat janë gati për t’i ardhur në ndihmë njerëzve që janë sëm urë. Dhe 98% e të sëm urëve ka të ngjarë të shërohen. Në këtë moment gati e gjithë popullësia ka shanse mos të sëm uret.
Ekspertët na kanë thënë të bëjmë disa gjëra shumë të rëndësishme:
-Nëse kolliteni ose tështini, vendosni dorën
-Lajini mirë duart për disa sekonda
-Përdorni letra për t’i tharë duart dhe hidhi në kosh
-Mos i vendos duart në gojë, sy apo hundë dhe mos i ha thonjtë. Mbaji thonjt e shkurtër.
Ja kështu e mban larg monstrën e quajtur koronavirus.
Nuk ka më shumë për të thënë! Të kesh frikë është normale. Ne jemi të frikësuar dhe duhet të mbrojmë veten kundrejt diçkaje që nuk kemi mësuar akoma si të përballemi. Njeriu gjatë historisë ka fituar kundrejt sëmu ndjeve më të tme rrshme, njeriu arriti të shkonte në hënë, zbuloi si të kthejë në energji dritën e diellit. Frika na bën të shohim çdo gjë të errët. Por ju mos e humbni veten në errësirë sepse miliona njerëz po punojnë sot për të luftuar koronavirusin. Imagjinojini ata bashkë. Një ushtri me doktorë, studiues, shkencëtarë, infermierë kundër një virusi mikroskopik. Ne do ja dalim, do e shihni, do ja dalim”./Xing.al