Lajme

Fermerët e Myzeqesë: Shteti s’na mbështet, ka 30 vjet që nuk investohet fare në bujqësi

Posted on

Fermerët e Myzeqesë janë ankuar se nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti.

Ata shprehen se e vetmja zgjidhje që shteti u ka ofruar është asfaltimi i një segmenti rrugor që lidh disa fshatra, i cili quhet Unaza Bujqësore e Myzeqesë.
Mirëpo, sipas tyre Unaza Bujqësore e Myzeqesë ndikon shumë pak, pasi mungesa e një tregu dhe e vëmendjes së shtetit bën që produktet t’ju mbeten stok.
Një prej fermerëve, Ilir Hatia, nga fshati Kall i Fierit, shprehet për Abc News se ka investuar të ardhurat e 20 viteve emigracion në ullishte e vreshta.

Ai thekson se shteti ka 30 vjet që nuk investon fare në bujqësi.

Fermeri thotë:
Shteti ne nuk na mbështet fare, kemi 30 vjet nuk investohet fare në bujqësi.
Ai tregon se jashtë vendit ka frigoriferë të posaçëm për të ruajtur produktet bujqësore, por këtu nuk në Shqipëri nuk gjen dot të tillë.

Një tjetër problem me të cilin përballen fermerët e zonës së Myzeqesë është edhe mungesa e sistemit vaditës.
Banorët e fshatrave të Kallmit dhe Belinës shprehen:

S,ka ujë për vaditje. Këtu nuk ka as treg. Vetë e bëjmë mallin edhe vetë e shesim.”
Banorët kërkojnë ndërtimin e një tregu për shitjen e produkteve të tyre dhe mbështetje nga shteti.

Fermerët e Myzeqesë: Shteti s’na mbështet, ka 30 vjet që nuk investohet fare në bujqësi on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte