Lajme
Festë në familjen e Saimir Tahirit, djali i ish-ministrit feston ditëlindjen
Ditën e sotme djali i ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri feston ditëlindjen. Drini mbush 9 vjeç dhe familja ka vendosur ta festojë në shtëpi këtë ditë të veçantë.
Tahiri ka postuar një foto në ambientin familjar, të dekoruar me tollumbaca dhe shfaqet me dy djemtë e tij duke i mbajtur në supe.
“Sot 9 e pastaj dhe 100 te tjera Drin. Shokë të ngushtë përgjithmonë”, është urimi i Tahirit për djalin Drin i cili ka marrë shumë urime edhe nga ndjekësit.