CoVid-19
‘Fitova betejën’, mesazhi i të riut shqiptar që luftoi koronavirusin (Video)
Erind Cara është një djalë i ri nga Tirana i cili fatmirësisht ia doli të mposhtë koronavirusin. Erindi ka dalë negativ në dy testet e kryera pas trajtimit të marrë në spitalin Infektiv në Tiranë.
“Ju përshëndes nga Pavioni i Infektivit ku ndodhem prej 9 ditësh. Sot luftën e fitova dhe pas dy testeve kam dal negativ. Dua të jap një këshillë për qytetarët dhe bashkëatdhetarët qëndroni në shtëpi, është më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, shprehet i riu.
Tashmë ai duhet të qëndrojë edhe 14 ditë të tjerë në vetëkarantinim në shtëpi.