Lajme

FOTO/Pëllumbi që nuk fluturon dot dhe qenushi që nuk ecën, shokët më të lezetshëm

Posted on

Herman, një pëllumb që nuk fluturon dot, dhe Lundi, një çiuaua, që nuk ecën dot, janë shokët më të lezetshëm të parë ndonjëherë.

Dy kafshët u njohën në Mia Foundation, organizatë që shpëton kafshët me dëmtime të lindura.

Herman u gjet një vit më parë në një parking makinash, ku ai qëndroni në trotuar, pa lëvizur për tre ditë të plota. Veterinerët thanë se ai nuk mund të rehabilitohej pasi kishte lindur me një dëmtim neruologjik dhe duhej të vritej, por organizata e mori në mbrojtje.

Lundi, një këlyshë çiuaua ka vështirësi në përdorimin e këmbëve të tij të mbrapme. Kjo besohet të jetë për shkak të një dëmtimi në shtyllën kurrizore.

Dy të shpëtuarit u vendosën pranë dhe për habinë e të gjithëve ata filluan të shfaqnin përkujdesje për njëri-tjetrin. Fotot e tyre janë bërë tashmë virale dhe shumë njerëz kanë kërkuar të adoptojnë kafshë nga qendra.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte