Lajme

Fotoja e dy minjve duke u zënë në metro fiton çmimin “Fotoja më e Mirë e Vitit për Botën e Egër”

Posted on

Fotoja e dy injve duke u zënë në metronë e Londrës ka fituar çmimin si “Fotoja më e Mirë e Vitit për Botën e Egër”. Kjo foto do të vendoset në Muzeun Kombëtar të Fotove të Botës së Egër.

Siç ndodh në të tilla raste, fotoja fituese është zgjedhur nga publiku, duke marrë 28 mijë vota. Në garë ngelën deri në fund vetëm 24 foto, nga 40 mijë të tilla që u regjistruan në fillim.

Fotografia u quajt “Station Squabble” dhe u shkrep nga fotografi Sam Rowley nga Bristol, Mbretëria e Bashkuar. Teksa shumë persona mund të thonë se imazhi ka marrë numrin më të madh të votave për shkak se është qesharake dhe argëtuese të shikosh dy minj duke u zënë, sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Michael Dixon, kjo fotografi tregon më shumë se kaq.

Foto tjetër në garë

Ai ka thënë:

Imazhi i Sam ofron një vështrim interesant se si funksionon jeta e egër në një mjedis të mbizotëruar nga njerëzit. Sjellja e minjve është skalitur nga rutina jonë e përditshme, transporti që përdorim dhe ushqimi që hedhim. Ky imazh na kujton se ndërsa ne mund të lëvizim vërdallë çdo ditë, rreth nesh zhvillohet një tjetër jetë paralele. Shpresoj që kjo foto të frymëzojë shumë njerëz dhe të bëjë që ta kuptojnë këtë marrëdhënie të përditshme”.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte