Lajme

Frika nga koronavirusi, mjeku tregon masat mbrojtëse: Ajrosja e shtëpisë është e rëndësishme

Posted on

E gjithë bota është në panik prej koronavirusit. Të dhënat nga Kina për numrin e të infektuarëve janë të frikshme.
Deri më tani raportohet se janë 10,000 raste të konfirmuara si të infektuar. Ky virus është përhapur pothuajse kudo.

Numri i vik timave nga ky virus është i madh. Së fundmi mjeku shqiptar Arben Pilaca në një intervistë për ‘abc news’ ka treguar masat që duhen marrë kundër këtij virusi.

Ai ka thënë:
Të shmangim kontaktin me njerëzit e infektuar, me njerëzit që vijnë nga zonat me rrezik të lartë dhe njerëzit që kanë pasur kontakt me këta persona. Jo të gjitha rastet i kap kamera, ka një pjesë të personave që janë aklinik, por virusin e mbartin. Të shmangim udhëtimet e panevojshme. Kufizimi i ambientëve të mbyllura, ajrosja e shtëpisë është e rëndësishme të paktën 12 herë në ditë. Ka një rekomandim të rëndësishëm për ajrosjen është i domosdoshëm qarkullimi i ajrit.’’
Kujtojmë këtu se ky virus ka ardhur edhe në Europë. Raste me të infektuar janë konfirmuar në Itali, Gjermani, Francë, Finlandë dhe në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë frika dhe paniku janë të mëdha kudo nga ky virus që lindi në qytetin kinez Wuhan.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte