Lajme
Frika nga koronavirusi, shqiptari nis pamjet nga Roma: Si shërbehet në lokale, ushqimet e maskat s‘gjenden
Në Itali frika dhe paniku nga koronavirusi është e madhe. Nga mediat italiane u raportua se numri i vikti mave ka shkuar në tre.
Pranë redakisisë së JOQ Albania është nisur një video nga një shqiptar. Në këtë video shikohet se në një lokal në Itali stafi është i gjithi me maska dhe me veshje të posaçme, për t’u mbrojtur nga koronovarusi.
Ai tregon se kjo video është bërë në Romë. Në mesazhin e tij ai thotë se paniku është i madh dhe se ushqimet kanë mbaruar në disa markete.
Po ashtu shqiptari tregon se dhe maskat kanë mbaruar dhe se në qendrat tregtare nuk ka lëvizje nga frika. Sipas tij frika te njerëzit po shtohet.
Mesazhi i shqiptarit që ka nisur videon pranë JOQ Albania:
Prsh joq shiko si sherbejn ne lokale Videoja eshte bere ne Rome. Videoja eshte bere para dy ditesh ne Comer City ku shumica e pronarve jane kinez, eshte qender qe mbledh rroba me shumice. Zona e Ponte Galeria, Rome Itali. Si duket frika nga njerezit po shtohet dita ditës. Ne marke ushqimet kane mbaruar. Ushqimet dhe maskat nuk gjendet gjekundi. Ne qendrat tregtare nuk ka levizje dhe njerezit jane ne panik nga coronavirus.
Kurse në vendin tonë avokati Altin Goxhaj doli me maskë në fytyrë në ekran. Ai tha se nëse koronavirusi do të plasë në Shqipëri do të përfundojmë si ata minjtë në çark, të izoluar pasi sipas Goxhajt bota na i di aftësitë menaxhuese.