Lajme
Fshati në Berat në pikë të hallit, rrugët amortizohen totalisht
Banorët e fshatit Drenovicë në Bashkinë e Urës Vajgurore kanë vënë në dukje një problematikë të madhe që i shqetëson në përditshmërinë e tyre. Ata kërkojnë nga shteti që rrugët të ndërtohen dhe të rregullohen pasi janë amortizuar komplet.
Kjo problematikë ka izoluar mbi 30 familje në këtë fshat. Fëmijët gjithashtu kanë mjaft vështirësi, pasi çdo ditë i duhet të shkojnë në shkollë.
Edhe kjo është rruga që ata duhet të përshkruajnë.
Mirëpo, infrastruktura e dobët dhe lënia në harresë e ka bërë rrugën e fshatit Drenovicë të pakalueshme për makinat e vogla.