Lajme
Gafa e Alketës në Sanremo, ja çfarë shkruajnë gazetat italiane
Alketa Vejsiu ishte në qendër të vëmendjes ditën e djeshme sapo doli në skenën e “Sanremos”. Prezantuesja shqiptare u komentua shumë si nga mediat shqiptare, edhe ato italiane për elokuencën në të folur dhe faktin që la pa fjalë edhe Amadeusin.
Pasi falenderoi Italinë për mundësinë që i dha, Alketa bëri një gafë kur u shpreh se ka qenë e para grua në histori që prezantoi “Festivalin e Këngës në RTSH.
Alketa: Ne jemi 12 vite pas jush, në mos gaboj, pasi krijuat Sanremon, rreth 12 vite më pas u organizua Festivali i Këngës. Në dhjetor përfundoi njëri prej edicioneve që rezultoi një sukses
Amadeus: Kush e ka prezantuar?
Alketa: Për vite me radhë burra, burra, burra e burra pafund. Por më pas, në mënyrë të pabesueshme ja besuan një gruaje
Amadeus: Dhe kush është kjo grua?
Alketa: Kjo grua jam unë
Amadeus: Uaaaa, ke prezantuar…sa mirë bravo!
Mirëpo mesa duket Alketa ka harruar se dikur festivalin e kanë prezantuar të vetme në skenë emra të njohur si Yllka Mujo (1985), Ema Ndoja (1986), Silvana Braçe (1987), Ina Gjika (1988), Luiza Xhuvani (1989).
Pas deklaratës së Alketës edhe gazetat italiane kanë shkruar se ajo është e para grua që ka prezantuar Festivalin e Këngës.