Lajme
Gati për skenën e Sanremos: Alketa Vejsiu shkëlqen e veshur me rozë
Nis sot festivali prestigjioz i “Sanremos” ku do të ngjiten në skenë për të prezantuar emra të njohur të ekranit. Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu do të prezantojë në natën e tretë, pra të enjten, bashkë me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguezin.
Me anë të një postimi në Instagram, Alketa ka treguar se është gati për Sanremon. Moderatorja shfaqet e veshur me një kostum rozë, ngjyrë e cila i shkon shumë.
“Duke u bërë gati për Sanremon, edhe 2 ditë kanë mbetur”, shkruan Alketa.