Lajme
Gazetari e pyet për koronavirusin, shqiptari: Le të vd es! Ç’të bëj, ta ndaloj me dorë?!
Frika dhe paniku nga koronavirusi ka mbërthyer Italinë prej disa ditësh.
Mbrëmjen e sotme u raportua virusi vde kjeprurës kinez ka shënuar vik timën e shtatë në shtetin fqinj, ndërsa numri i të prekurve i ka kaluar 230.
Ajo që e tregon qartë situatën kaotike që paraqitet në Itali janë boshatisjet e produkteve ushqimore në supermarkete, ku mijëra qytetarë janë dyndur për të marrë furnizme dhe më pas për t’u izoluar nëpër banesa.
Së fundmi, një video me protagonist një emigrant shqiptar në Itali po qarkullon në rrjetet sociale.
Gazetari italian e pyet shqiptarin nëse është i frikësuar nga koronavirusi, ndërsa ai i jep një përgjigje epike.
Shqiptari dëgjohet të thotë:
Nëse ka ardhur momenti për të vd ekur, le të vd es! Çfarë duhet të bëj, ta ndaloj me dorë?!
Videoja është filmuar në komunën e Lodigianos, ku janë shënuar disa raste me koronavirus dhe dy vi ktima.