CoVid-19
Gazetarja nga Nju Jork me lot në sy: Një grua shqiptare ka humbur burrin nga koronavirusi
Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës situata paraqitet e rënduar prej Covid-19. Së fundmi ka folur nga Nju Jorku, gazetarja shqiptare Kozeta Turishta.
Me lot në sy kjo gazetare që jeton në Nju Jork ka treguar bisedën që ka bërë me një grua nga Shqipëria, e cila ka humbur të shoqin nga koronavirusi.
Gruaja shqiptare që jeton në Amerikë i kishte thënë gazetares Kozeta Turishta se gjëja më e tmerrshme që po i ndodh është se ajo nuk shkon dot t’i jap lamtumirën e fundit burrit të saj.
Gjatë fjalës së saj, gazetarja Kozeta Turishta ka thënë edhe se situata është me keq se ajo që duket në media dhe ajo që kemi në dorë është vetëm që të rrimë në shtëpi.
Ajo ka thënë:
Në këtë moment askush nuk mendon për dokumente, askush nuk mendon për gjëra të tjera, të gjithë mendojmë për këtë luftë. Ka shqiptarë të infektuar, një grua shqiptare ka humbur bashkëshortin e saj, dhe më tha se kjo është gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur pasi unë nuk shkoj dot t’i jap lamtumirën e fundit njeriut tim më të dashur. Kjo është më keq saqë duket në media, bilancet janë të frikshme, ajo që kemi në dorë është të qëndrojmë në shtëpi. Vetëm mbrëmë gazetari i njohur i CNN ka rezultuar me koronavirus.