Lajme

‘Gërdeci i dytë’, situata kritike në Uzinën e Ballshit/ Jepet alarmi: Kemi një rrjedhje

Posted on

Situata në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh është kritike. Sipas punonjësve në këtë uzinë ka një rrjedhje gazi nga një depozitë.

Ky alarm është dhënë nga shefja e sigurimit teknik të repartit zjarrfikës të uzinës, Brunilda Jahaj shkruan ‘gazeta ekspress’. Sipas saj janë njoftuar autoritetet përgjegjëse.

Më tej ajo ka thënë:
Kemi një rrjedhje. Difekt i një sferë e gazit të lëngshëm dhe jemi të detyruar ta ruajmë pasi mund të shpërthejë nga momenti në moment.’’
Ajo ka thënë se nëse shpërthen kjo mund të ndodhë:

Gërdeci i dytë! Është tmerr. Ne nuk kemi mjete për të luftuar zjarrin.’’
Gjatë ditës së sotme nga punonjësit e repartit zjarrfikës dhe ata të nënstacionit elektrik të Ballshit pati një protestë.

Jo vetëm që janë në rrezik, por ata nuk janë paguar as për punën që kanë bërë. Ata kërkojnë një zgjidhje nga qeveria Rama dhe jo të lihen në mes të rrugës.

Një prej tyre ka thënë:
Kërkojmë rrogat e prapambetua.’’

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte