Lajme
Gëzon shëndet të plotë, kjo është 73-vjeçarja që mundi koronavirusin
E gjithë bota është në frikë prej koronavirusit. Por një grua e moshuar nga Tajlanda ka arritur ta mund këtë virus që ka marrë me qindra jetë.
Ajo quhet Jaimui Si-Ung dhe është 73 vjeçe. E moshuara u infektua me koronavirus gjatë një vizite në qytetin ku lindi ky virus në Wuhan.
E moshuara qëndroi 9 ditë në izolim total dhe nuk mundi të takonte as familjen e saj gjatë atyre ditëve. Shërimi i saj jep një rreze shumë të madhe drite se ata persona që janë të moshuar dhe të infektuar me koronavirus mund ta mundin atë.
Familjarët e Jaimui Si-Ung ishin në merak të madh, pasi ajo ka probleme me zemrën por ajo mundi t’ia dalë dhe e ka mundur koronavirusin.