Lajme

Gjermania ka nevoje per 50 mije mjeke dhe infermjere, ja se cfare thote mjekia Ariana Kelmendi e cila ka 2 vite qe eshte bere

Posted on

Shumë shqiptare tani po mesojne gjermanisht. Gjuha e huaj më e rëndësishme eshte bërë gjermanishtja dhe te gjithe duan te ikin nje dite e me pare nga ky vend per shkak te paunësisë apo jetesës së vështirë.

Ariana Kelmendi, nga komuna e Skenderajt, ka pasur fatin të punësohet në një klinikë në Gjermani, ndonëse kur nisi të studionte mjekësinë nuk e kishte menduar një gjë të tillë dhe kjo ka qene vendimi i saj me i mire per jeten e saj.

“Kam përfunduar Mjekësinë e Përgjithshme në Universitetin Publik në Prishtinë. Ka dy vite që punoj si doktoreshë në një Klinikë Gjermane në Repartin e Internos. Vendimi për të ardhë këtu nuk ka qenë edhe aq i vështirë, pasi që jam parapërgatit afër një vit para se mu shpërngul në Gjermani.

Thuhet se 95 për qind e studentëve po mësojnë gjermanisht dhe synojnë të shkojnë në Gjermani, një ala. rm ky që shumë shpejtë Kosova dhe Shqiperia qe te gjithe te rinjet duan te largohen do të përballet me një mungesë akute në staf mjekësor.

Ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, kërkesat për çertifikata nga studentë të shkuar dhe aktualë që po kërkojnë të emigrojnë po kalon përmast normale.

Gjermania aktualisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti, ka nevojë për rreth 70 mijë mjekë dhe infermierë më shumë nga 500 mijë që ka aktualisht.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte