Lajme

Gjermania nuk ishte ashtu sic ma treguan: 26-vjecari Shqiptar ka një mesazh per te gjithe qe duan te shkojne ne Gjermani

Posted on

Vitet e fundit, të rinjtë po largohen nga vendi në masë kryesisht drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë.

Mirëpo mëngjesin e sotëm një 26-vjeçar shqiptar që ka emigruar në Gjermani ka shkruar një mesazh për të rinjtë shqiptar.

Ai tregon se realiteti në Gjermani nuk është aspak ashtu siç e kishte pritur. I riu ka treguar se punon në ndërtim dhe se qiratë janë shumë të larta.

Po ashtu ai tregon se në sytë e gjermanë shumë shqiptarë shikohen si të pavlerë dhe i trajtojnë në mënyrë inferiore. Në Shqipëri, ai thotë se kishte një punë të mirë në zyrë dhe se në Gjermani puna që bën në ndërtim tani është shumë e rëndë.

Në përfundim të mesazhit të tij, ai ka dhënë një mesazh për gjithë të rinjtë e tjerë shqiptarë. Ai thotë se të rinjtë duhet të largohen nga Shqipëria vetëm nëse kanë gjetur të sigurojnë një vend pune në profilin që kanë studiuar.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje! Duke qene nje faqe mjaft e ndjekur dhe duke mar shkas nga te rinjt qe te gjith duan te largohen nga Shqiperia nje moment e me pare po ju them nga eksperienca se e jasht shtetit nuk esht si ata mendojn e une mendoja.

Do te thoja se ktej eshte me e veshtire, une jetoj ne gjermani dhe kryej nje pune ne ndertim mjaft e rend kjo per te ardhurat qe sjell,nderkohe qerat jane mjaft te larta duke filluar nga 800 euro dhe e veshtire ta sigurosh. Ne syte e gjermanve ne ndihemi te pavler na trajtojn ne menyre inferiore ,nderkohe shkollat tona ktu nuk njihen,patentat tona ktu jane gjithashtu te pavlera dhe thjesht sherbejm si skllever duke kryer punet me te renda te cilat vendasit i per.bu.zin.

Une jam 26 vjec ne shqiperi kisha nje pune te mire ne zyre,pasi kam perfunduar studimet master, kisha shoqerin time dhe mjaft njerez …por duke u shtyr nga leket mendova te le vendin per nje jete me te mir por qe ne fakt me e veshtir pra trajtohesh si kafsh pune dhe jo te vesh ne funksion cfar di e mund te arrish.

Nuk po e zgjas por ju jap nje mesash te gjith Shqiptareve te mesojne e te punojn ne vendin e tyre ose nqs do te largohen jasht vetem nese arrijn te sigurojn nje vend pune ne profilin qe kane studiuar.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte