Lajme
Gjesti madhështor: Ermal Mamaqi dhuron 10 milionë lekë për bamirësi
Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit “I love Tropoja”, eventi më i madh i vitit me 5000 të ftuar. Ermali i ftuar në “Soiree”, zbuloi se 100 veta e kanë blerë biletën me një çmim special për një kauzë. Këta 100 veta kanë paguar 100 mijë lekë të vjetra për biletën dhe të gjitha paratë do të shkojnë për bamirësi.
“100 veta nga orari i premierës së orës 6, dua t’i falenderoj në veçanti sepse kanë qenë jo të ftuar, por e kanë blerë biletën dhe ne këtë nuk donim ta bënim publike. E kanë blerë biletën me një çmim special, 100 mijë lekë të vjetra dhe 100 veta e kanë blerë këtë biletë. Të gjithë këto të ardhura nga biletat do shkojnë për bamirësi”, u shpreh Ermali.