Lajme
Gjithçka është mbuluar nga hiri i vullkanit/ Pamjet apo kaliptike nga Filipinet
Në Filipine është njoftuar se banorët nuk do të lejohen të kthehen më në ishullin ku gjendet vullkani aktiv Taal.
Kjo sepse rreziku në atë zonë është ende i madh. Pamjet që vinë nga Filipinet janë të rënda. E gjithë zona është mbuluar nga hiri.
Shumë banorë janë duke jetuar në kampe dhe nuk dihet se si do të shkojë halli i tyre, pasi thuhet se ata do të ndalohen të kthehen përgjithmonë në shtëpitë e tyre.
Ministri i Punëve të Brendshme, Eduardo Ano ka thënë se zyrtarët e provincën Batangas ka thënë se duhen gjetur vende për 6 mijë familjet që kanë jetuar në zonat e prekura nga tërmeti.
Vendi ku do të jetojnë këto familje duhet të jetë të paktën 17 kilometra larg vullanit me qëllim që njerëzit të jenë të sigurtë. Kurse pamjet tregojnë fuqinë e shpërthimit të vullkanit.