Lajme

Gjunjë, kërce dhe ligamente të fortë. I gjithë sekreti është tek kjo pije!

Posted on

Nëse ndjeni dhimbje të vazhdueshme në pjesën e gjunjëve, muskujve të tyre dhe ligamenteve, duhet të veproni menjëherë, për të mos lejuar që dhimbjet të shtohen dhe të bëhen të padurueshme.
Kjo këshillë shkon sidomos për moshat e mëdha! Rigjenerimi i nyjeve bëhet me trajtime të ndryshme, të tilla si fizioterapi apo aktivitete fizike, megjithatë lidhet shumë edhe me mënyrën se si ne ushqehemi!

Ky artikull do t’ju sugjerojë një pije e cila bashkon vlerat e mjaltit, arrave dhe tërshërës, që kanë një rol të fuqishëm në forcimin dhe rigjenerimin e ligamenteve të gjunjëve.

Përbërësit:

  • Një filxhan tërshërë,

  • Një filxhan lëng portokalli,

  • 2 gota me ananas të grirë,

  • 1 lugë çaji mjaltë,

  • 1 lugë çaji kanellë,

  • 1 gotë ujë,

  • një dorë arra të grira.

Përgatitja:

Përpara se të përzieni të gjithë përbërësit, duhet që tërshërën ta lini në ujë për disa çaste. Kur të jetë e butë vendosni përbërësit e tjerë në një blender dhe në fund i shtoni mjaltin.

Është mirë që të pini çdo mëngjes me stomakun bosh dhe në mbrëmje përpara se të flini. Për të patur rezultate, pijeni për disa kohë ilaçin dhe më pas do të shihni me të vërtetë rigjenerimin dhe forcimin e gjunjëve. Nuk do të ankoheni më nga dhimbjet apo pamundësia për të ecur.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte