Lajme
Grabitet pika e kredidhënies në Durrës, punonjësi lajmëroi policinë 40 minuta pas ngjarjes
Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.
Raportohet se pre e grabitjes ka rënë një pikë e dhënies së kredive.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person i maskuar është futur në ambientet e brendshme të këtij biznesi dhe ka mundur të marrë prej aty një shumë prej një milion lekësh.
Pika e kredidhënies ndodhet pranë stacionit të Trenit në qytetin bregtar.
Kjo grabitje ka krijuar dyshime të forta, pasi punonjësi i pikës së kredidhënies e ka lajmëruar policinë 40 minuta pas ngjarjes.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.