Lajme

Greta, Shqiptarja e cila me talentin e saj ka lene te gjithe Gjermanet pa fjale

Posted on

Çdo ditë e më shumë shqiptarët po tregojnë suksese nëpër botë, përmes punës së tyre të pandalshme dhe ambicieve të mëdha. Prej tyre është edhe Gerta Miftari, një vajzë shumë e re e cila ka fokusuar ambiciet e saj në fushën e letërisë, ku ndër të tjera është edhe mësuese e gjuhës gjermane.

Në një intervistë për KultPlus, Gerta ka shpalosur më shumë rreth aktiviteteve si mësuese, raportit të saj me familjen dhe shkollën si dhe rreth romanit të saj.

Gerta ishte vetëm 12 vjeç kur nisi rrugëtimin e saj si mësuese e gjuhës gjermane për të rritur analfabetë, punë kjo që Gerta tregon se e bën me shumë qef. ‘Ndihem shumë mirë dhe shumë krenare që kam mundësi të ndihmoj të tjerët’, potencoi ajo për KultPlus.

Gerta, së bashku me tetë nxënës dhe ish nxënës tjerë të gjimnazit, çdo të shtunë paradite angazhohet në mësimdhënie, gjegjësisht jep tri orë mësim të gjuhës gjermane.

Duke parë ndikimin e madh negativ që teknologjia ka tek moshatarët e saj, Gerta është inspiruar të shkruaj romanin e saj të parë, pasiqë fakti që leximi ka rënë dukshëm, për Gretën është mjaft shqetësues.

‘Gjatë studimeve në gjimnaz dhe punës time si mësuese, më lindi dëshira të shkruaj këtë roman i cili u përfundua për një kohë prej 13 muajsh. Libri ka disa mesazhe për lexuesin dhe mesazhi kryesor që kam dashur të përçoj është të ngritet vetdijësimi për vlerën e librit’, deklaron ajo

‘Coldhearted Mafia Boss’, trajton një temë sociale, ku fokusi është te marrëdhëniet brenda një familjeje. Një martesë e dhunshme protagoniste e së cilës është një grua nga Kosova, martesë kjo që bëhet pa dëshirën e gruas duke u përcjellur kështu nga një fat jo i mirë.

‘Kam dashur të trajtoj temën e familjes, në mënyrqë të tregoj rëndësinë që dashuria brenda familjes duhet ta ketë. Duke ndihmuar kështu lexuesin që të njoh më mirë të mirën dhe të keqen dhe të reflektoj në ruajtjen e vlerave familjare’, shprehet Gerta.

Gerta është një vajzë që edhe pse lindur e rritur në Gjermani, dashurinë për Kosovën e ka të madhe. Me një nostalgji të madhe për Kosovën, ajo ka vendosur që ta përfshijë edhe në librin e saj.

‘E dua shumë Kosovën, prandaj kam vendosur që në librin tim personazhet të jenë nga po ky vend. Një pjesë e zemres sime gjithmonë është me Kosovën’, shprehet ajo për KultPlus.

Të shkruash e të botosh, kurrë nuk është e lehtë, pasiqë kërkohet mund dhe punë e madhe. Nuk ka qenë e lehtë as për Gretën, mirëpo ajo tregon se rrjeti social Wattpad, që përdoret vetëm për libra elektronik, i ka ndihmuar shumë. Sipas Gretës, libri i saj së pari është lexuar shumë në Wattpad ku pastaj ka vendosur që ta botojë edhe si libër fizik.

Në librin e saj, Gerta trajton fatin tra. gjik të një gruaje që është martuar pa vullnetin e saj. Duke bërë kështu që përmes saj Gerta të shpalosë prirjet e saj feministe, që edhe pse është në moshë të re, ato janë për t’u admiruar. ‘Gruaja për mua është sinonim i të mirës, i rezistencës, i forcës dhe sakrificës. Ajo nuk duhet të heshtë së kërkuari lirinë dhe të drejtat që i takojnë’’, deklaron Gerta për KultPlus.

Ambiciet e Gertës janë parë qysh në moshë të re, ajo ka treguar qysh moti se është prej vajzave që premton shumë për një të ardhme të suksseshme.

Gerta për KultPlus tregoi se se shkrimin e ka një pasion që do ta ndjek gjithmonë dhe përveç fiksionit ajo pretendon të shkruaj edhe studime shkencore në të ardhmen.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte