Lajme

Halil Kastrati: Gjatë Ramazanit nis ndërtimi i 100 shtëpive për familjet në nevojë

Posted on

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit Ramazan do të fillojë ndërtimin i 100 shtëpive për familjet në nevojë.

Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nesër do të fillojë me ndërtimin e 15 shtëpive të reja, kurse deti në fund të muajit Ramazan do të fillojë ndërtimi i 100 shtëpive.

Postimi i plotë i Kastratit:

“Po nis ndertimi i 100 shtepive te reja ?

Me kete foto ju lajmerojm se neser nis ndertimi i 15 shtepive te reja perndryshe keto jane 15 shtepite e para ne diten e trete te Ramazanit ku ne vetem kete muaj do ti nisim 100 shtepi te reja per 100 familje nevojtare

Bamires Zoti kurr mos ju humbte” (sic.), ka shkruar Kastrati.

I njohur si hoxhë, humanisti Halil Kastrati përmes donacioneve të siguruara nga njerëz të vullnetit të mirë, ka bërë qindra familje të varfra me banesa ose shtëpi.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte