Lajme

Haradinaj dëshiron kapitullimin e Serbisë – përveç njohjes, kërkon edhe 22 miliardë euro dëmshpërblim

Posted on

Nëse do të gjykohet nga zhvillimet e fundit Beograd-Prishtinë, duket se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të ndalet.

Kështu e fillon shkrimin mediumi serb, Blic.rs, sipas të cilit, një nga gjërat e fundit që dëshmon pikërisht për këtë është marrëveshja e tij gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën ky medium e quan si “një listë e dëshirave” të tij.

Dhe për këto “dëshira”, shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, megjithatë, kryeministri Haradinaj ka vënë edhe një çmim jo të vogël.

Në planin e tij, shkruan tutje blic.rs, në mënyrë ekstreme mund të konkludohet se qëllimi i tij (Haradinajt) është vetëm një – për të dërguar Serbinë “drejt poshtërimit dhe kapitullimit total”.

“Në njërën anë Serbisë dhe komunitetit serb në Kosovë nuk i është ofruar asgjë, shteti ynë jo vetëm që duhet pa kushte të njohë Kosovën dhe t’i lejojë asaj një vend në Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare, por do të duhet ta mbështesë atë nëpërmjet reparacioneve të shumta që datojnë edhe nga koha e RSFJ-së”, shkruan mediumi serb.

“Në dokumentin e hartuar nga Haradinaj thuhet se ai kërkon kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga Serbia në Kosovë gjatë viteve 98/99, pensionet e papaguara, kursimet që shqiptarët kishin në bankat e ish- Jugosllavisë, por edhe të tjera. Ndërsa askush, as në Beograd ose në Prishtinë me siguri nuk mund të pretendojnë për çfarë mund të jetë një shumë e tillë.

Por, shqiptarët nga Kosova me sa duket nuk kanë hyrë të papërgatitur për këto kërkesa. Kjo është, në fakt, rreth 22 miliardë euro dhe kjo shumë vlen vetëm për dëme të caktuara, të cilat Kosova i ka pësuar nga viti 1989 deri në vitin 1999, pikërisht gjatë periudhës së sanksioneve, për të cilat faji i vihet Serbisë”, shkruan ndër të tjera mediumi serb.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte