Lajme
Haradinaj kryen ndërhyrje estetike, mbjell flokët
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë një ndërhyrje estetike gjatë ditëve të fundit të vitit 2019.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, për legjislaturën e re, Daut Haradinaj, para disa javësh i është nënshtruar një ndërhyrje estetike për mbjelljen e flokëve, shkruan magazina.al.
Haradinaj i cili nuk është shfaqur në publik tash e një kohë, mungoi edhe në seancën konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor dhe ai pritet të rikthehet jetës publike sapo stili i ri i flokëve të marrë formë.
Një një fotografi të publikuar këto ditë nga miqtë e tij, shihet se flokët e rinj të Haradinajt, tashme veç kanë nisur të dalin.
Daut Haradinaj pas ndërhyrjes estetike
Ndryshe, edhe meshkuj të tjerë nga jeta publike ka kohë që e kanë bërë një ndërhyrje të ngjashme.