Lajme
Heq dhimbjen e shpinës, muskujve dhe heq qafe si me dorë reumatizmën! Të gjithë e kemi në shtëpi, por nuk dimë si t’a përdorim
Dhimbja e muskujve, shpinës apo problemet me reumatizmën janë shumë shqetësuese dhe ndonjëherë bëhen të padurueshme. Medikamentet shpesh mund të mos japin efektin për të cilin përdoren. Por, trajtimet natyrale, që për fat të mirë mund t’i përgatisni edhe vetë në shtëpi, janë shumë efektive dhe nuk kanë efekte anësore.
Vaji i ullirit i kombinuar me specin djegës është një zgjidhje fantastike që ndihmon në zgjerimin e kapilarëve, rritjen e qarkullimit të gj.akut, si dhe rregullon metabolizmin e trupit.
Përbërësit:
10 speca të tharë djegës, 2 gota vaj ulliri
Përgatitja:
Pastrojini specat, prejuni pjesën e kërcellit dhe shtojini në një shishe qelqi, ku keni hedhur më parë vajin e ullirit. Lëreni shishen në një vend të errët për rreth 1 javë. Pas kësaj kullojeni përzierjen me anë të një kullese të imët dhe transferojeni në një enë të pastër. Vendoseni në frigorifer për ta përdorur për çdo rast që ju nevojitet. Në rastet kur keni dhimbje shpine apo në pjesë të tjera të trupit, masazhojeni me pak nga vaji i ullirit me spec djegës.
Nëse e aplikoni në këmbë, vishni më pas çorapet, ose nëse e përdorni për dhimbje shpine, vishni bluzën. Do të ndjeni një djegie në lëkurë, por do të jetë e durueshme dhe asgjë për t’u shqetësuar. Me kalimin e kohës, pas një ose dy muajsh, reduktojeni përdorimin saj në 1 herë në javë, në rastet kur keni ndonjë dhimbje për shkak të motit.