Lajme
Hidhet shorti për ‘Eurovision 2020’, ja në cilën natë do këndojë Arilena
Është hedhur sot shorti për Eurovision Song Contest 2020, në qytetin e Roterdamit. Arilena Ara, e cila do të përqafësojë Shqipërinë do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe renditet në vendin e 18-të.
Nata e parë gjysmëfinale do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 16 maj në Roterdam.
Shtetet si Gjermania, Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar bëhen pjesë e finales automatikisht.
Më poshtë mund të shihni listën e plotë të shteteve që garojnë në dy netët gjysmëfinale: