Sport

Holanda fiton Europianin U17, mposhti Italinë në finale

Posted on

Italia tentoi të rihapë takimin në pjesën e dytë, teksa shënoi me Colombon, por 20 minuta nga fundi, Unuvar vrau shpresat e “axurrëve”, duke shënuar edhe golin e katërt për Holandën.
Holanda ka arritur të triumfojë në Europianin U17, teksa mposhti Italinë me rezultatin 4-2, në finalen e zhvilluar në Dublin. “Tulipanët” e vegjël dominuan bindshëm dhe arritën të mbyllin pjesën e parë me rezultatin 3-0, falë golave të shënuar nga Hansen, Bannis dhe Matsen.

Italia tentoi të rihapë takimin në pjesën e dytë, teksa shënoi me Colombon, por 20 minuta nga fundi, Unuvar vrau shpresat e “axurrëve”, duke shënuar edhe golin e katërt për Holandën.

Goli spektakolar i Colombos, i shënuar pak minuta para fundit të takimit, shërbeu vetëm për statistikë dhe kënaqësi personale të sulmuesit italian, pasi titulli tashmë ishte në duart e holandezëve.

Vlen të theksohet se titullar për Italinë ishte edhe portieri Marko Molla, i cili është me origjinë shqiptare, por ka vendosur të përfaqësojë skuadrën “axurre” në arenën ndërkombëtare.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte