Lajme

Horoskopi ditor, e diel 19 janar 2020

Posted on

Dashi
Dashuritë e reja janë mjaft të favorizuara veç kujdes për ata që janë të përfshirë në histori të vjetra, të cilat duhen mbyllur përfundimisht. Mjaft të favorshme janë edhe kontaktet, si ato personale edhe profesionale. Gjatë kësaj të diele do të ndiheni më energjik.

Demi
Dita do të jetë nën ritmin e duhur, ndaj bëni kujdes në punë, pasi për shkak të shpërqendrimit mund të shkaktoni ndonjë problem. Sa i takon dashurisë, edhe pse Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, dita nuk do të jetë ndër më të mirat, pasi dikush mund t’iu nervozojë.

Binjakët
Mundohuni që të shmangni disi polemikat, pasi ndiheni të acaruar dhe nervoz dhe kjo gjë mund të bëjë që të humbni kontrollin. Po ashtu mund të keni probleme me partnerin/en.

Gaforrja
Zhvillime pozitive do të ketë në dashuri, ku Venusi do të jetë në anën tuaj dhe do të rikthejë dëshirën për të dashuruar. Në punë mund të ketë tensione dhe dëshirë për të përplasur ndonjë derë.

Luani
Çiftet në krizë ose ata që gjatë këtyre ditëve kanë pasur debate, duhet të bëjnë kujdes, pasi mund të ketë sërish përplasje. Mundohuni që të mos acaroheni më kot. Duhet të përpiqeni të relaksoheni gjatë kësaj të diele dhe të harroni punën.

Virgjëresha
Në dashuri do të ketë rikuperim të ndjeshëm dhe do të arrini që të kapërceni një moment krize si dhe të sqaroni një keqkuptim. Nëse ju duhet të punoni gjatë kësaj dite, mundohuni që të mos i bëni bisht.

Peshorja
Në dashuri mund të ketë disa luhatje dhe re, edhe pse momentalisht ndjenjat nuk janë prioriteti juaj, pasi jeni të përhumbur në mendime. Nëse jeni të zënë me punë, mund të ketë ndryshime dhe verifikime.

Akrepi
Mundohuni që ta lini pas të kaluarën. Hëna do të jetë në anën tuaj dhe do të stimulojë takime të reja. Kjo është një ditë mjaft e favorshme në punë, sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me tregtinë.

Shigjetari
E diela do të jetë nën ritmin e duhur dhe në dashuri bëni mirë që të shmangni debatet, pasi mund të keqkuptoheni. Në punë nuk do të jeni aspak të përqendruar, por fatmirësisht nuk do të ketë probleme të mëdha.

Bricjapi
Në dashuri do të ketë rikuperim të ndjeshëm, ku emocionet do të jenë mjaft pozitive. Duhet të rrezikoni pak më shumë. Në punë do të ketë mundësi të shumta suksesi, sidomos për ata që kanë një aktivitet të tyre.

Ujori
Bëni kujdes ndaj polemikave në dashuri, pasi do të jeni nën presion dhe Venusi nuk do ju mbështesëm shkruan noa.al. Në punë, mos i nënvlerësoni propozimet e reja.

Peshqit
Rikuperim të ndjeshëm do të ketë në sferën sentimentale, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Takimet janë mjaft të frytshme. Mundohuni që të jeni më praktik dhe realist në punë dhe nëse ka diçka për të dnryshuar, është momenti që ta bëni.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte