Lajme

Horoskopi ditor, e hënë 24 shkurt 2020

Posted on

Ky është horoskopi për ditën e diel 23 shkurt 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologjisë, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Do të jetë një ditë surprizash të mëdha, plot me momente dashurie me shpirtin binjak. Do e ndjeni harmoninë në çift dhe gjithçka do të duket pozitive! Do të vijnë flirte të reja dhe aventura madhështore për beqarët pasi do të keni mundësi të tërhiqni të gjithë në anën tuaj!

Në punë, do të jeni në gjendje të tregoni një aftësi të jashtëzakonshme bindjeje që do t’ju ndihmojë në biznes.

Demi

Sot do të keni mundësinë për të zgjidhur një çështje familjare që ju ka bërë të ndjeheni sikur jeni në gjemba. Në anën emocionale, beqarët po përpiqen të mbajnë një stabilitet të caktuar dhe kjo është diçka tepër e mirë.

Sa i përket punës, kini besim në vetvete pasi vetëm ju e dini rrugën që duhet të ndiqni kur ndodheni në vështirësi.

Binjakët

Protagonistja e ditës së sotme është dashuria, e nxitur nga Venusi që sjell paraqitje të shkëlqyesr. Kënaqeni partnerin tuaj me momente shumë të veçanta intimiteti. Për zemrat e vetmuara nuk do të mungojnë mundësitë e arta.

Qetësia dhe durimi sot ju ftojnë të zgjidhni disa çështje pune, të cilat nuk mund të presin më.

Gaforrja

Do të jetë një ditë e nënshtruar që mund të ketë zhgënjime në jetën e dashurisë, ndoshta edhe në përfundimin e një histori. Nëse jeni të kujdesshëm për të mos marrë vendime të nxituara, mund të mos lëndoheni.

Sa i përket punës, nëse po kaloni një periudhë të vështirë, ndoshta është më mirë të mos merrni vendime të rëndësishme.

Luani

Në këtë ditë, jeta juaj e dashurisë do të fitojë vrull dhe do të ketë interes më të madh nga ana juaj për të ruajtur harmoninë e çiftit. Beqarët do kenë yjet në favor dhe do të përparojnë me njohje të reja.

Sot do të ketë përparim në situatën e punës, do të keni mundësi të arrini shumë lart ose të merrni oferta të reja.

Virgjeresha

Nga mëngjesi do të vini re që kjo do të jetë një ditë e keqe, por nuk keni dëshirë të mbyllni veten në shtëpi. Do të ketë pak tension me partnerin/partneren. Beqarët do kenë një ditë plot takime, por kjo nuk do ti bëjë të ndihen aspak mirë.

Në punë mund të rrezikoni të shkoni në shtigje të gabuara, ku mbretërojnë komplikime dhe intriga. Qëndroni vigjilent për ti shmangur.

Peshorja

Mund të keni tension në dashuri nëse nuk shmangni thashethemet dhe diskutimet e gjata. Dyshimet dhe pasiguritë zvarriten në jetën e beqarëve, por një mik do ju ndihmojë shumë.

Sa i përket punës, bëni mirë të mos nxitoni, sepse së shpejti një marrëveshje do të përfundojë pa shumë sakrifica.

Akrepi

Lajmet e pakëndshme mund të vijnë sot, por në përgjithësi do të jetë një ditë e kënaqshme. Beqarët do të përketojnë disa shkëndija në dashuri, por do të duhet të përpiqen të mos e komplikojnë jetën e tyre.

Do të jetë ditë e vështirë në punë, sidomos në mëngjes. Dikush po komploton kundër jush dhe po përfiton nga gabimet tuaja, prandaj kini kujdes.

Shigjetari

Sot është ditë e mirë për dashuri, megjithëse diçka duhet të sqarohet. Sidoqoftë, mbani zemrën tuaj të hapur dhe lini hapësirë ​​për ata që duan ta fitojnë përsëri. Nëse jeni beqar sot mund të mbështeteni tek disa persona që ju sjellin njohuri interesante.

Një e papritur në punë do t’ju bëjë me nerva. Qëndroni të qetë dhe do ia dilni shkëlqyeshëm.

Bricjapi

Sot do të jeni krijues, qesharak dhe të çuditshëm. Lejoni partnerin të ketë hapësirat e tij dhe mos e mbytni me xhelozi. Beqarët do bëjnë shumë mirë të mendojnë për atë që kërkojnë në të vërtetë.

Mos i rihapni çështjet e vjetra të punës. Gjithçka keni arritur ka patur shumë pengesa, prandaj shikoni drejt së ardhmes.

Ujori

Kjo është një ditë e shkëlqyer për të komunikuar me të dashurin tuaj dhe me miqtë me të cilët jeni më të afërt. Një person që nuk e keni parë prej kohësh do ju sjellë buzëqeshjen në fytyrë. Zemrat e vetmuara do të bëjnë mirë nëse injorojnë thashethemet.

Sot Mërkuri favorizon rikuperimin e kontakteve, prandaj mund të filloni bashkëpunime të reja në sektorë të tjerë.

Peshqit

Do të ketë shumë ndërhyrje në ma rrëdhën iet tuaja si çift që mund të shkaktojnë grindje dhe keqkuptime. Mundohuni të jeni më të rezervuar në dashuri. Do të ketë shpresa për beqarët për të zgjidhur një çështje që është shumë afër zemrës së tyre.

Sa i përket punës, shmangni fjalimet që ju prekin duke dëgjuar të tjerët./a.m/noa.al

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte