Lajme

Hoteli superluksoz mes pyjeve dhe ujit të ftohtë, kryevepra e fundit turistike që pluskon

Posted on

I vendosur mes pyjeve të dendur dhe i rrethuar nga ujërat e ftohtë, një hotel i ri luksoz në Suedi, në Lapland, premton të jetë vërtet diçka speciale. Kabina të vogla druri janë shpërndarë në të gjithë zonën që ofron pamje përrallore.

Pika më e fortë e kësaj ndërtese është struktura kryesore, në formë rrethore, e vendosur mbi ujin e lumit Lule. Kjo godinë madhështore arrihet vetëm përmes një ure druri.

“Banja arktike” quhet hoteli pluskues, kryevepra më e fundit turistike në Skandinavi. Në mes të rrethit është ndërtuar një qendër spektakolare spa, ndërsa përqark saj ka sauna, për ata që nuk kanë marrëdhënie shumë të mirë me të ftohtin.

Në total hoteli ka 12 dhoma prej nga mund të shijosh perëndimin e diellit në sintoni të plotë me natyrën.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte