Lajme

Hudhër Me Limon Për Të Pastruar Enët e Gjakut në 40 ditë

Posted on

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin. Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëm undjet.

Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon
Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e dëpozitave të yndyrës në organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut.

Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut.

Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira. Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.

Kura me Hudhër me Limon Duhet Përdorur Në Këto Raste:
Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëm undjet ose për të pastruar organizmin. Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit.

Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:

  • Mbipesha,

  • Ishemia,

  • Sinoziti,

  • Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes,

  • Dhimbjet e kokës,

  • Artriti,

  • Reumatizma,

  • Gastriti,

  • Hemorroidet,

  • Problemet me shikimin dhe dëgjimin,

  • Anemia.

Përbërësit për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten:

4limonë,

4 thelpinj hudhër,

3 litra ujë të zier të ngrohtë.

Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet.

Përgatitja:
Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma. Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi.

Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë. Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.

Si ta konsumoni
Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo vakti. Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë. Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë.

Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke. Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat. ju sugjeron që çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me mbikqyrjen e mjekut. Ky sugjerim është thelbësor nëse vuani nga sëm undjet e mësipërme apo jeni duke marrë medikamente specifike.

Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte