Lajme

Humbi të fejuarën nga tërmeti, flet Greg Rama: Ka ndikuar tmerrësisht shumë tek unë…

Posted on

Tërmeti i 26 nëntorit mori dhjetëra je të e mes tyre ishte edhe Kristi Reçi, vajza që studionte për mjekësi dhe e la ëndrrën përgjys. Më vonë mediat raportuan se Kristi ishte e fejuara e djalit të kryeministrit. Greg Rama së fundmi në një intervistë për “Euronews Albania”, ka treguar se nda rja nga je ta e Kristit ka ndikuar shumë tek ai dhe tek krijimtaria e tij.

Gregu u shpreh se i vjen keq që portalet kanë abuzuar dhe vetëm pak kohë pas nda rjes nga je ta të Kristit, ia bënë shoqen e tij Xhesi për të dashur.

Greg Rama: “Le të mos e personalizojmë shumë këtë pjesë, por nëse pyetja jote është” “A ka lidhje sadopak kjo punë me ngjarjen fatkeqe të tërmetit”, sigurisht edhe ajo ka ndikuar. Ka ndikuar tmerrësisht shumë tek unë, dhe tek krijimtaria ime. Kristi ka qenë një mikeshë dhe më shumë se kaq. E gjithë kjo histori portalesh, lajmesh…në rregull, unë e mirëkuptoj. Nuk ka qenë aspak me qëllime të këqija, por më vjen keq që në shumë raste është neglizhuar pjesa që shpirti i saj dhe i atyre që ikën bashkë me të, të lihet i qetë. Nuk janë lënë të qetë në shumë raste dhe për këtë më vjen keq”

“Më vjen shumë keq. Tani ajo histori ka kaluar dhe nuk e kthejmë dot më fatkeqësisht, por më vjen po aq keq kur sa herë ju jepet mundësia të komentojnë, për shembull, ndodhi para pak kohësh me një shoqen time, me Xhesin, që u bë një lajm nëpër të gjitha portalet e mundshme që përflitet se është në lidhje me…”

“Shiko unë Xhesin e kam vetëm shoqe më kupton, dhe Xhesi është një vajzë shumë e mirë, është fat ta njohësh jo më ta kesh mikeshë dhe më vjen mirë që në këtë rast ishte Xhesi, e cila ishte shumë mirëkuptuese ndaj këtyre lajmeve sepse mund të ishte dikush tjetër. Mund të ishte, nuk e di, dikush që nuk do e përjetonte aspak mirë një koment të tillë”

“Njëkohësisht titulli, një lajm që harroi ngjarjen e tërmetit, harroi Kristin dhe gjeti këtë tjetrën, këto janë për mua shumë abuzive, shumë të ftohta dhe për më tepër të pa drejta sepse nuk është fare kështu. Nuk mund të jetë kështu. Më vjen keq jo vetëm për veten, sepse unë tani jam mësuar me lloj-lloj situatash, me lloj lloj komentesh dhe fantazish nga më të paimagjinueshme, por më vjen keq më shumë për të afërmit e saj, që vazhdojnë jetojnë sot e kësaj dite. Për ata nuk është e lehtë, nuk ka qenë aspak e lehtë dhe nuk ka për të qenë e lehtë. Unë e di këtë. Nuk mund të komentohen këto gjëra kështu”

“Fare mirë dikush mund të vijë edhe të thotë: “Shiko ata kanë bërë diçka të padrejtë, të takon ty që t’i hedhësh në gjyq, që të vihet drejtësia në vend”, por nuk vihet drejtësia në vend duke u marrë edhe duke u përpjekur t’i mbushësh mendjen: “Shiko se kjo është e gabuar”, sepse edhe nëse vjen një moment që ata do ta kuptojnë që “Kjo është gabim, kjo është abuzive, kjo është e padrejtë”, fakti tragjik është që ata që ikën nuk i kthejmë dot më”.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte