Lajme
Hyri për të gra*bitur në Fast-food, hajduti ha dhe “ia fut” gjumit brenda
Një hajdut i uritur shpërtheu me forcë një Fast Food në Gjeorgji, mëngjesin e Krishtëlindjeve, dhe pasi gatoi disa ushqime në një nga tiganët e kuzhinës, u shtri për një sy gjumë.
Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë duket se hajduti nuk ishte i shqetësuar, pasi kishte hyrë edhe pa maskë. Ai merr të gjithë kohën në dispozicion për të gatuar diçka për vete.
Hajduti, i cili mbante dhe kufje kur hyri brenda, vëzhgoi mirë kuzhinën e Fast Food-it para se të flinte.
Një punonjës që hapi restorantin më vonë atë mëngjes, vuri re ushqim në banak dhe njoftoi policinë. I dyshuari, i cili është ende në burg, vodhi një kompjuter dhe një tabletë nga restoranti para se të largohej.
Hyri për të grabitur në Fast-food, hajduti ha dhe “ia fut” gjumit brenda on Vidnews.