Lajme
I ati ka nevojë për transplant mëlçie, vajza apel për ndihmë: E kemi të pamundur t’i përballojmë shpenzimet!
Hysen Hoxha është një prind shqiptar që ka nevojë imediate për ndihmën e bashkëkombasve të tij.
Ai sapo ka kaluar Hepatitin C, së mundje e cila i ka lënë pasoja të mëdha shëndetësore, ku një pjesë e mëlçisë së tij është me çirrozë.
Doktorët e kanë rekomanduar që të kryejë urgjentisht një transplant mëlçie, i cili nuk mund të kryhet në Shqipëri, dhe zgjidhja e vetme është që të operohet jashtë shtetit.
Familjarët kanë bërë apel për ndihmë, pasi e kanë të pamundur përballimin e shpenzimeve të transplantit, i cili kushton të paktën 100,000 euro.
E bija e Hysenit ka hapur një llogari në GoFundMe (kliko në link), ku kërkon ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi, për të kontribuar që babai i saj të kurohet.
Po ashtu, familja ka hapur edhe një llogari bankare në Raiffeisen Bank, në lek dhe në euro.
Apeli i plotë:
Pershendetje! Arsyeja e ketij #gofundme eshte te mbledhim para per operacionin e babait tim.Adresa eshte ne Gjermani pasi une aktualisht jam duke bere AuPair por familja ime ndodhet ne Shqiperi. Babi ka patur Hepatit C dhe me ane te nje kure mjaft te forte , hepatiti eshte zhdukur por ka lene pasoja mjaft te mbedha mbrapa. Nje pjese e madhe e melcise eshte me ceroze dhe doktorret kane dhe qe duhet kryer urgjentisht nje transplant melcie. Ky lloj operacioni nuk kryhet dot ne asnje spital nje Shqiperi dhe e vetmja zgjidhje eshte te operohet jashte shtetit. Transplanti kushton 100.000€ , te cilat familja ime e ka te pamundur ta perballoje. Babai im ka nevoje per ndihmen tuaj sa me pare te jete e mundur. Cdo qindarke ndihmon. Ne qofte se nuk keni mundesi te dhuroni, ju mund ta shperndani si problem me njerez ose kompani donacioni te cilat mund te kontribuojne dicka. Familja ime dhe une ju jemi shume mirenjohes.”