Lajme

I biri humbi betejën me sëmundjen, nëna nga Vlora dhuron respiratorin 20 mijë eurosh për pacientët me Covid-19

Posted on

Një grua e moshuar në Vlorë ka bërë një gjest të madh humanitar.

Ajo i dhuroi Spitalit Rajonal të Vlorës respiratorin që kishte blerë për djalin e saj, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

Falë gjestit të gruas së moshuar, e cila ndonëse humbi të birin, nuk hezitoi të ndihmonte për të shpëtuar një jetë tjetër, spitali i Vlorës u bë me një respirator të ri, në këto ditë të vështira kur këto aparatura shpëtojnë jetë.

Familja Idrizaj e kishte blerë aparaturën disa vite më parë për djalin e sëmurë, por nuk u përdor kurrë.

Fatkeqësisht, djali i familjes humbi betejën me sëmundjen, ndërsa nëna e tij vendosi ta dhurojë në ndihmë të të sëmurve të tjerë, që kanë nevojë jetike për një aparaturë të tillë.

Ky model respiratori i pajisur me të gjitha pjesët, kushton rreth 20 mijë euro në treg.

Por nuk është vlera monetare e pajisjes ajo që rëndësi të veçantë, por fakti që kjo dhuratë e bërë nga një nënë e moshuar shpëton jetë në këto ditë të vështira, kur numri i të prekurve me koronavirus po rritet nga dita në ditë në vendin tonë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte