Lajme
I forti me “BMW X6” nuk pyet as për të sëmurët, bllokon hyrjen e spitalit Ushtarak
Të fortët në Shqipëri janë në dy kategori të ndryshme, ata që sot u kërkohet të deklarojnë pasurinë dhe ata që i kanë krahët e ngrohta nga shteti duke patur një funksion në administratë.
Kur veprimet e këqija bëhen nga kategoria e parë thuhet se nuk përfaqësojnë askënd dhe duhet të dënohen, ndërsa kur këto veprime bëhen nga kategoria e dytë, krijohet një ngërç, pasi askush nuk i dënon.
E një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një zyrtar i lartë, me makinë luksoze nuk “çan kokë” fare për të së murët dhe invalidët në Spitalin e Traumës.
Ai e parkon makinën e tij tip “BMW X6” mu përballë hyrjes së pacientëve apo edhe stafit mjekësor.
Qytetari i cili ka denoncuar rastin shprehet se nuk ka patur asnjë reagim për makinën e parkuar, as nga roja dhe as nga drejtori i cili ndodhej në godinë.
Ai shkruan:
Shiko se cfar behet tek spitali ushtarak, bllokohet kalimi per invalidet dhe per pacientet sepse do parkoje ky tangelliksi. Tek spitali ushtarak. Godina perballe drejtorisë. As drejtori, as polici privat, as mjeket askush nuk reagon.”