Lajme

I grabitën banesën, gruaja nga Fieri publikon pamjet: Autorët më vodhën 20 mijë euro, shpërblim për ata që i njohin

Posted on

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e ndodhur në Fier dy ditë më parë, ngjarje e cila u raportua nga policia ditën e djeshme (28 nëntor).

Policia njoftoi se banesa e 40-vjeçares me iniciale E.M., ka rënë pre e një grabitjeje, ku persona ende të paidentifikuar kanë mundur të marrin një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë.
Pronarja e banesës ka dërguar së fundmi një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku jep detaje nga grabitja e ndodhur, si dhe ka dërguar pamje të autorëve.

Ajo shprehet se autorët kanë qenë dy persona, të cilët i kanë marrë para dhe sende me vlerë, që në total kapin vlerën e 20 mijë eurove.
Gruaja nga Fieri ka dërguar edhe pamje të kapura nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur grabitësit hyjnë dhe dalin nga shtëpia.

Siç shihet dhe në video, ata hyjnë duarbosh në banesë rreth orës 10:27 dhe dalin rreth orës 11:15 me çanta nëpër duar.

Sipas saj, grabitësit kanë pasur dijeni se aty ka patur kamerë sigurie, pasi siç dallohet dhe në video, ata përpiqen të fshihen edhe kur ngjiten, edhe kur zbresin.
Ajo kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ndihmuar në identifikimin e autorëve, duke u shprehur se për çdokënd që do ta ndihmojë me informacione rreth tyre, do të ketë edhe një shpërblim të mirë.

Grabitja ka ndodhur paraditen e 27 janarit, në lagjen Kongresi i Përmetit, në qytetin e Fierit.

Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ! Me date 27.01.2020 dy persona ne qytetin e Fierit me kane vjedhur banesen time ne lagjen Kongresi Permetit.Kam nje video ku duken pak autoret,dhe kerkoj prej publikut nese i njef autoret te me ndihmojn per gjeneralitetet e tyre. Per kete nder qe po kerkoj do jap shpreblim shum te mire. Shikojeni mir videon… ata dy personat mundohen te fshihen edhe kur ngjiten, edhe kur zbresin. se e kan ditur qe ka pasur kamer aty. Plus qe shikoni qe vijn duarbosh e ikin e me tre canata dy ne duar nje ne kurriz.. Me kane vjedhur para, ora syze dhe madje disa rroba. Vlera totale e sendeve dhe parave te marra shkon deri ne 20 mije euro. Faleminderit nese e postoni”

I grabitën banesën, gruaja nga Fieri publikon pamjet: Autorët më vodhën 20 mijë euro, shpërblim për ata që i njohin on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte