LAJMET E FUNDIT

I keni provuar ndonjehere t’i zieni groshet ne kete menyre? Provojeni qe sonte dhe ato do te zihen per vetem 1 ore jo me shume

Posted on

Po të pyesni 5 persona se si i gatuajnë fasulet, me siguri do të merrni 5 përgjigje të ndryshme. Disa mund t’u thonë se fasulet mund të ziejnë për 90 minuta, të tjerë mund t’u thonë se fillojnë t’i përgatisin një ditë përpara, apo të tjerë që i kriposin në fund të zierjes së tyre.

Por, ne do ju tregojmë një truk shumë të thjeshtë në mënyrë që fasulet tuaja të jenë gati në pak kohë. Njomja e fasuleve paraprakisht, kriposja e tyre në fillim të gatimit dhe gatimi në një tenxhere pa kapak, kanë rezultuar me sukses në përgatitjen e fasuleve në mënyrë të përsosur.

– Vendosni një kilogram fasule në një tenxhere të madhe. Shtoni ujë në të aq sa të mbulohen të gjitha kokrrat e fasuleve.

– Mbulojeni për momentin tenxheren me kapak dhe vendoseni në zj.arr për pak minuta. Më pas largojeni nga i nxehti dhe lëreni tenxheren mënjanë për rreth 1 orë.

– Më pas shtoni në të 1 lugë e gjysëm kripë, përziejini dhe vendosini sërish në zjarr në temperaturë mesatare dhe u largojmë kapakun.

– I lëmë të ziejnë për rreth 1 orë, duke shtuar ujë herë pas here, në mënyrë që fasulet të zhyten dhe të ziejnë më shpejt.

– Pra, nëse nuk keni kohë mjaftueshëm, por doni shumë që një vakt të përgatisni fasule të ziera, duhet që t’i kriposni që në fillim dhe t’i zieni pa kapak.

– Hiqni kështu dorë nga miti se fasulet kriposen, vetëm kur ata kanë përfunduar së zieri.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte