Lajme

I kërkojnë të vishet si super-heroi i saj, vajza i habit të gjithë me personazhin që zgjedh

Posted on

Një vajzë e vogël vendosi të vishej si babai i saj, kur i kërkuan të vishte kostumin e heroit të saj të preferuar. Ajo e justifikoi veprimin e saj me disa fjalë, të cilat kanë prekur zemrat e të gjithëve.

11-vjeçarja Aubrey Archuleta nga Kolorado, SHBA, do të festonte ditën e “Super-Heronjve” në shkollë dhe në vend që të vishej si Ironman, apo siç vishen shumica e fëmijëve, ajo vendosi të vishej si i atij, Brian Hills. Kur e pyetën se cili ishte heroi i saj, vajza u përgjigj se “një baba duhet të jetë gjithmonë super-heroi i vajzës së tij”.

Pasi i tha se do të vishej si ai në këtë ditë dhe festë të veçantë për vogëlushët, 35-vjeçari Brian tregoi se zemra e tij gati sa nuk shpërtheu nga emocionet e forta.

Ai u shpreh:

Zemra ime shpërtheu në mënyrë figurative. Ndjeva se kisha arritur kulmin e prindërimit. Të jesh prind është një sfidë e vërtetë ndonjëherë. Mendoj se të gjithë prindërit duan thjesht të bëjnë gjërat e duhura dhe në mënyrën e duhur me fëmijët e tyre. Ky ishte ai moment për mua. Ne mundohemi t’i mëosjmë mirë fëmijët. Momente të tilla ngelin përgjithmonë në mendje”.

Brian ndau historinë prekëse me ndjekësit e Facebook në grupin “Life of Dad”. Postimi i tij mori mbi 11 mijë pëlqime prej momentit kur u shpërnda, më datë 7 shkurt.

Në opstim shkruhej:

Ime bijë u vesh si mua këtë mëngjes, teksa supozohej të vishej si super-heroi i saj i preferuar gjatë festës në shkollë. Nisa fillimisht t’i jepja asaj ide, se si mund të vishej, por ajo më ndërpreu dhe tha “Dua të vishem si ty babi”. I gjeti vetë të gjitha gjërat që i duheshin për t’u bërë si mua dhe ja ku është. Ky është momenti më i mirë si prind”.

Teksa nëna biologjike e Aubrey mungon prej kohësh, familja e vajzës përbëhet nga i ati, njerka Jessica dhe e vija e njerkës, Bella, 16 vjeçe. Këtë Brian e përshkruan si një famulje e bukur dhe e përzier.

***

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte