Lajme

‘I love Tropoja’ bën namin në Berlin, dyndje njerëzish për të parë filmin

Posted on

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Pallatin e Kongreseve e në kinematë e vendit, “I love Tropoja” prej disa ditësh ka nisur turin nëpër disa qytete të botës. Së fundmi është mbajtur premiera në Berlin dhe sërish filmi ka shënuar një tjetër sukses.

Nëpërmjet një postimi në Instastory Ermali njofton se të gjithë oraret për të ndjekur filmin janë “sold out”.

Gjithashtu kinemaja gjigante “Babylon” ku shfaqet “I love Tropoja” në Berlin, ka postuar një foto të Ermalit, Arjolës dhe Irgenit dhe i uron për suksesin.

Shumë shpejt do të mbahet edhe premiera në Greqi, në muajin mars në Angli, Austri, Itali e me rradhë.

“I love Tropoja” vjen me regji të Ermal Mamaqit, skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait. Filmi tregon historinë e një djali me ambicie të mëdha për jetën që shpreson të vendoset në pozicionin e drejtorit në kompaninë ku punon. Por e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar, në Tropojë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte