Lajme
‘I preferuari im’, ja ç’bëri Stresi që e lumturoi Keisin sa më s’ka
Keisi dhe Stresi vazhdojnë të mbeten dyshja më e komentuar në media. Ato janë ende të martuar dhe të dielën në “Klanifornia”, reperi i kërkoi falje publikisht bashkëshortes, duke shprehur pendesë për gabimet në të shkuarën.
Dyshja po rregullojnë ma rrëdhë nien e tyre për ta rikthyer siç ishte dikur dhe hapi i parë është mbështetja. Keisi e ka mbështetur shpesh Stresin në projektet e tij muzikore dhe së fundmi kështu ka bërë dhe ai. Keisi i është përkushtuar kanalit të saj në “Youtube” dhe së fundmi reperi ka publikuar videon e saj të parë në Instastory.
Ky gjest e ka lumturuar sa më s’ka bashkëshorten e reperit, e cila e ka ripostuar foton në fjalë, duke i lënë mbishkrimin “I preferuari im”. Siç duket gjërat po ecin në hapat e duhur!