Rozë

I propozojnë në mes të emisionit, Era Rusi i kthehet: Nuk jam për të…

Posted on

Era Rusi, një nga këngëtaret më të pëlqyera e më të komentuara, ishte e ftuar sot në puntatën speciale të “E diell”, ku foli edhe për jetën private. Moderatorja Fjoralba Ponari e pyeti Erën nëse 2020-a do të jetë viti që do largohet nga shtëpia e prindërve dhe këngëtarja u shpreh se i ati nuk dëshiron që ajo të martohet.

“Nuk do babi të iki nga shtëpia. Babi tani ka filluar të thotë mos u marto se s’ke ç’e do”, tregoi Era dhe pas kësaj deklarate Ervin Kurti i propozoi këngëtares të jetojnë bashkë duke i bërë thirrje edhe babait të saj.

“Babin e Erës e kam takuar te ditëlindja e saj dhe e kishte me shumë merak. Po të them publikisht, unë kam shumë vite që jetoj vetëm, kam një krevat dopjo, duhet mbush ai krevati”, tha Ervini. “Do vish të jetosh me mua?”, iu drejtua ai Erës.

“Pse çfarë jam unë mbushësja e krevatit tënd? Ua, po ky!”, tha Era duke shkaktuar të qeshura.

“Me këtë deklaratë babi s’do më lërë të vij më në emision”, u shpreh Era.

“Ja pse jemi beqare ne, se s’dini as të propozoni”, shtoi këngëtarja./Xing.al

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte