Lajme

I shoqi feston ditëlindjen, Eni Çobani i dedikon fjalët më të ëmbla të dashurisë

Posted on

Juristja shumë e dashur për publikun e që ka ndihmuar shumë shqiptarë në zgjidhjen e çështjeve të tyre ligjore, Eni Çobani, është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto të ndryshme nga përditshmëria dhe së fundmi përmes një postimi ka treguar sa romantike mund të jetë, kur është fjala për të shoqin.

Bashkëshorti i saj feston këtë të hënë ditëlindjen dhe Eni e ka uruar duke i shprehur dashurinë publikisht. Juristja ka publikuar një foto krah tij në rrjete sociale dhe shprehet se ai është burrë dhe baba i përkyer.

“Të dua, jo për atë që je, por për atë që jam unë kur jam me ty. Edhe 100 me gjithe te mirat e kesaj bote Ave. Per mua je jo vetem bashkeshort por mbi te gjitha shoku i jetes dhe babai i perkryer i Aldit tone”, shkruan Eni.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte