Lajme
I shoqi ia thotë troç këngëtares shqiptare në mes të emisionit: Në shtrat mos…
Këngëtarja shqiptare, Fatma Ymeri, ishte këtë të martë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo. Ajo ka folur rreth jetës profesionale dhe asaj private gjithashtu.
I shoqi i saj e ka surprizuar në studio me një video-mesazh plot me fjalë të ëmbla. “Përshëndetje dashuri, e di që nuk e prisje por dhe unë isha i papërgatitur. Dua të të falenderoj publikisht pasi ti je personi i përkryer për mua, je person shumë i rëndësishëm në jetën time sepse je një nënë e mrekullueshme në rradhë të parë, një bashkëshorte shembullore. Faleminderit që je pjesë e jetës time! Të dua pafund”, është shprehur ai.
Mirëpo përpos fjalëve të ëmbla i shoqi i bëri të ditur dhe disa ankesa në mes të emisionit; një prej të cilave ishte të mos hante natën në shtrat.
“Mos ha natën kur fle gjumë në krevat”, u shpreh ai.
View this post on InstagramA post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on