Lajme
I shpallur në kërkim prej 5 muajsh, Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i shpallur prej disa muajsh në kërkim nga policia lëviz i qetë në mes të Tiranës.
Ky fakt është vërtetuar nga Exitnews.
Ai është parë të lëvizë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i pashqetësuar dhe i shoqëruar nga një person tjetër.
Ai kishte veshur një kapele bejsbolli blu të errët dhe një xhaketë blu, me jakën e ngritur lart. Shoqëruesi i tij kishte veshur një xhup të kuq, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Fotografitë e mëposhtme me rezolucion të dobët janë bërë në këtë rast.
Pasi ka ecur, vetëm 500 metra larg Drejtorisë së Policisë ai është futur në bar kafe, fakt që përsëri është i vërtetuar.
Një dëshmitar ka treguar për exitnews, se për të mos rënë në sy, Kajmaku lëviz me një automjet të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit(AKU), ku thuhet se punon një i afërmi i tij.
Kujtojmë se Agim Kajmaku është në kërkim që prej nëntorit të shkuar, pasi gënjeu në formularin e dekri minalizimit.