Lajme
I vodhën biçikletën, i riu ultimatum hajdutit: Çoje atje ku e more, kamera të ka kapur fytyrën!
Vjedhjet e biçikletave duket se janë kthyer në një “trend” në kryeqytet.
Jo më larg se dje, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një mesazh, ku një person dërgoi një video, ku shihej rasti i vjedhjes së dy biçikletave në rrugën e Kavajës brenda pak minutash, të cilat ishin parkuar në të njëjtin vend.
Së fundmi, një tjetër rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar denoncon vjedhjen e biçikletës së tij.
Ai thotë se vjedhja ka ndodhur një orë pas mesnatës së djeshme, në zonën e “Brrylit”.
Sipas tij, një personi që i ka marrë biçikletën udhëtonte me makinë me disa persona të tjerë. Më pas ai zbriti nga makina dhe vodhi biçikletën.
Pronari i biçikletës paralajmëron personin që i mori mjetin se nëse nuk e sjell në vendin ku e mori do ta denoncojë rastin në polici.
Ai thotë se disponon edhe pamje të tjera, ku kamerat kanë kapur fytyrën dhe targën e makinës.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje joq , doja te beja nje denoncim ,rreth ore 1 mbas mesnates se djeshme , ne zonen tek Brryli(Rruga Bardhyl) nje person me ka vjedhur bicikleten , personi ne fillim ka kaluar me nje makine me disa persona te tjere dhe me pas ka zbritur nga makina dhe ka marre bicikleten , i bej me dije personit qe e ka marr ta sjelle bicikleten ne vendin ku e mori , se disponoj edhe video te tjera qe ja kan kapur fytyren dhe targen e makines , i bej me dije qe te kthejn bicikleten mbrapsht nqs nuk duan ti denoncoj ne polici.Anonim ju lutem. Faleminderit
I vodhën biçikletën, i riu ultimatum hajdutit: Çoje atje ku e more, kamera të ka kapur fytyrën! on Vidnews.