Lajme

Ikën “Ciara”, vjen “Dennis”/ Stuhia e re kë rcënon Britaninë

Posted on

Nuk ka qetësi për Britaninë: pas largimit të stuhisë së dh unshme Ciara, vendi po përgatitet për mbërritjen e një tjetër “bo mbe të motit”, cikl onit Dennis.

Shtypi britanik flet për qindra fluturime të anuluara, vonesa trenash e zona të përmby tura që përgatiten për një tjetër valë vërshimesh shkatërruese. Dennis do të jetë një god itje e fortë për komunitetet që ende nuk e kanë marrë veten nga kalimi i Ciara-s, e cila solli me vete reshje të rrëm byera dhe erëra të forta, ndërsa mori dhe disa j etë njerëzish…
Duke cituar agjensinë britanike të mjedisit, BBC thotë se përmby tjet e ciklonit të ri në zonat e pre kura tashmë prej Ciara-s, pritet të jenë edhe më të mëdha se ato të parat.

Ndonëse Britani e madhe do të preket shumë prej kësaj stuhie, peshën kryesore të saj pritet ta ndiejë Islanda, ndërsa nuk do t`i shpëtojnë ashpërsimit të ndjeshëm të motit as Danimarka e Norvegjia. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se Dennis mund të shnd ërrohet në njërën prej stuhive më të fuq ishme të Atlantikut të regjistruara ndonjëherë. Më e forta e këtij lloji deri tani konsiderohet stuhia Braer e vitit 1993.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte