Lajme

Ilda Bejleri u akuzua për aks identimin e 64 vjeçares, policia jep detajet

Posted on

Moderatorja Ilda Bejleri ditën e djeshme u akuzua për aks identimin e një gruaje 64 vjeçare me makinë. Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Gjergj Fishta” dhe policia ka bërë me dije se Bejleri është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje si dhe i është sekuestruar automjeti.

Njoftimi i policise:

“Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe. Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aks identit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aks identit’.”

Burimi: “tvklan.al”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte