Lajme
Infermierja kineze thirrje shtetit: Më gjeni të dashur se po luf toj Koronavirusin
Një infermiere e cila po punon e vetme në Wuhan, Kinë, për të luf tuar shpërthimin e koronavirusit i ka kërkuar qeverisë që t’i gjejë një të dashur sapo të kalojë epidemia.
Tian Fangfang tha se ajo shpreson se shteti mund t’i gjejë një të dashur kur epidemia të ketë mbaruar pas një kohe të gjatë duke punuar në një spital të improvizuar.
30-vjeçarja pozoi për një foto ndërsa ende mbante kostumin e saj të infermieres dhe një palë syze, duke mbajtur lart një copë letër që përmbante mesazhin, përpara se ta ndante edhe në mediat sociale.
Shumë shpejt postimi u bë viral në mediat sociale dhe ajo tregon se mbeti e befasuar nga kjo gjë dhe se tani gjithë vendi e di se ajo është duke kërkuar një partner.
Ajo e shkroi shënimin të martën, më 25 shkurt, pasi u frymëzua nga një kolege, e cila kishte shkruar një pusullë të ngjashme ku thuhej: Dua një të dashur ndërsa ishte ende me kostumin e infermieres.
Duke folur për një media të pavarur Ren Jian Zhi Bei, Fangfang zbuloi se është në kërkim të një burri të gjatë, sepse ajo është paksa e shkurtër.
Megjithatë, për momentin, ajo tha se detyra e saj më e rëndësishme është kujdesja për pacientët me koronavirus.
Duke shkruar në Weibo, ajo tha:
Unë jam vërtet duke kërkuar një të dashur, por tani përqendrimi im tani është të bëj punën time mirë dhe të bëj atë që duhet të bëjë një infermiere. Kjo do të thotë që njerëzit në Wuhan të kapërcejnë vështirësitë dhe ta mposhtim së bashku virusin.
Fangfang është një nga shumë profesionistë mjekësorë të dërguar nga krahina e Huan, e cila kufizohet me Hubei, për të trajtuar një numër të madh të pacientëve me koronavirus në Wuhan.
Burimi: Unilad Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania